Në Shën Peterburg sot i jepet lamtumira e fundit legjendës së këngës së lehtë ruse, Artistit të Popullit Eduard Hilit, i cili ndërroi jetë më 4 qershor në moshë 78 vjeçare.

Në mëngjes, më 11.00 sipas orës së Moskës, adhuruesit e të famshmit “Mister Trololo” do të vijnë në Teatrin e Estradës me emrin “Rajkin” («им. Райкина»). Më 15.00 sipas orës së Moskës në tempullin e Shën Marisë së Smolenskut do të zhvillohet shërbesa kishtare e përshpirtjes. Banesa e fundit ku do të prehet Eduard Hil do të jetë Varreza e Smolenskut.

0Në fillim të prillit këngëtari pësoi një insult (hemoragji cerebrale) dhe u dërgua në spitalin e Marinskit me mosfundksionim të qarkullimit të gjakut në tru. Në fund të majit ai u transferua në institutin e neurokirurgjisë me emrin Polenov, ku ndërroi jetë natën në të gdhirë të 4 qershorit.