Në Tuva një nga nëntë desantët e shërbimit të mbrojtjes së pyjeve, që konsierohej i vdekur në prag gjatë shuarjes së një zjarri pyjor, arriti të mbijetojë. Ai u dërgua në spital me djegie të rënda.

Deri në këto momente është konfirmuar vdekja e katër desantëve-parashutistë, identitetin e të cilëve duhet ta përcaktojë ekspertiza mjekësore. Edhe pesë të tjerë, kur mori përhapje zjarri i madh, arritën të dalin nga tajga. Në këtë mënyrë, për fikjen e zjarrit punuan 14 persona, gjashtë prej tyre shpëtuan, janë gjetur trupat pajetë të katër të tjerëve. Mbetet ende i panjohur fati i katër desantëve.

0Në prag në Tuva u përhapën 14 zjarre pyjore në një sipërfaqe të përgjithshme pothuajse 5 mijë hektarë. Që më 5 qershor në territorin e Republikës u vendos regjimi i gjendjes së jashtëzakonshme.