Presidenti rus Vladimir Putin, i cili aktualisht merr pjesë në samitin e Organizatës së Bashkëpunimit të Shangait (OBSH) në Pekin, sot do të takohet me homologun e tij iranian Mahmoud Ahmanidexhad. Presidentët pritet të diskutojnë zgjidhjen e çështjes bërthamore të Iranit.

“Rusia do të ndjekë, do të përcjellë me konsekuencë dhe në mënyrë agresive idenë se vendimi për të njohur të drejtën e Iranit për zhvillimin e energjetikës bërthamore për qëllime paqësore nën mbikëqyrjen e vazhdueshme të ANEA-s duhet të miratohet”, - deklaroi Ndihmësi i Presidentit rus Juri Ushakov.

0Sipas fjalëve të tij, Kremlini “i kushton një rëndësi të veçantë” takimit të Vladimir Putinit dhe Mahmoud Ahmanidexhadit. Ndihmësi i Presidentit rus mendon se tani, kur po vërehet “një atmosferë fort e ndezur e vlim pasionesh rreth programit bërthamor të Iranit, për Putinin është shumë e rëndësishme të kuptojë se si perceptohet situata e krijuar në vetë Teheran”.