Përfaqësuesi Special i OKB-së dhe Lidhjes së Shteteve Arabe për Sirinë Kofi Anna ka ndërmend të dalë me propozimin për të krijuar një grup kontakti me qëllim të rregullimit të situatës në këtë vend. Siç u njoftuan gazetarëve diplomatët, Annan ka në plan për ta diskutuar këtë ide të enjten në mbledhjen me dyer të mbyllura me anëtarët e Këshillit të Sigurimit të OKB-së në Nju Jork..

0Supozohet që në këtë grup së bashku me pesë anëtarët e përhershëm të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara - SHBA, Britaninë e Madhe, Francën, Rusinë dhe Kinën të përfshihen edhe Arabia Saudite, Katari si dhe përfaqësuesit e Lidhjes së Shteteve Arabe. Në të do të hyjnë gjithashtu edhe dy “lojtarë të mëdhenj rajonalë” - Turqia dhe Irani.