Komisioni mjekësor pasi ekzaminoi ish Presidentin egjiptian Hosni Mubarak arriti në konkluzionin mbi përkeqësimin e theksuar të gjendjes së tij shëndetësore.

Mubarak ka vështirësi mjaft serioze me frymëmarrjen, me presionin e rritur të gjakut dhe probleme me zemrën. Mund të lindë nevoja për transferimin e tij nga spitali i burgut në institucion spitalor për trajtim intensiv, njoftoi Agjencia Informative egjiptiane MENA.

0Më 2 qershor Hosni Mubarak u dënua nga Gjykata Penale e Kajros me burgim të përjetshëm. Aktdënimi dhe transferimi në burg i shkaktuan ish Presidentit të Egjiptit krizë nervore dhe atak kardiak.