Hulumtuesit nga Universiteti i Tokios kanë zhvilluar syzet që mund të vlerësohen si një mrekulli e vërtetë. Ato e gënjejnë të zotin e tyre duke e shndërruar të ngrënit të një mezeje të lehtë të padëmshme në duar në biskotë me çokollatë dhe e bëjnë po atë biskotë më të madhe nga ç’është në të vërtetë.

Në konstruktin e këtyre syzeve janë montuar kamera, që e dërgojnë imazhin në kompjuter, i cili rrit madhësinë reale të ushqimit dhe njeriut i duket sikur ha shumë më tepër se në të vërtetë, rrjedhimisht kjo e bën atë të ndihet i ngopur dhe të konsumojë sasi më të pakët ushqimi.

0Tani produkti i ri, që është prezantuar tashmë në Japoni, inkurajon dhe mbush me shpresë të gjithë ata që nuk kanë vullnet të mjaftueshëm për t’iu përmbajtur dietave të ndryshme.