0Ai u lind më 26 mars të vitit 1972 në Moskë. Është i martuar dhe ka një djalë.

Ka mbrojtur gradën shkencore Magjistër i Shkencave Ekonomike.

0Në periudhën e viteve 1994-2000 ka punuar në Grupin Ekonomik Ekspert të Ministrisë së Financave të Federatës Ruse. Në vitet 2001-2004 ka qenë Zëvendësministër i Zhvillimit Ekonomik dhe Tregtisë të Federatës Ruse. Në periudhën e viteve 2004-2008 ka zënë postin e Shefit të Departamentit Ekspert të Presidentit të Rusisë. Më 13 maj të vitit 2008 emërohet Ndihmës i Presidentit të Federatës Ruse. Në vitet 2008-2012 është Përfaqësues i Presidentit të Federatës Ruse për marrëdhënie me përfaqësuesit e udhëheqësve të vendeve të përfshira në “Grupin e Tetëshes”. Prej muajit shkurt të vitit 2012 zë postin e Kryetarit të grupit të punës për përgatitjen e propozimeve në lidhje me formimin e sistemit të “Qeverisë së Hapur” në Federatën Ruse.