0Ka lindur më 7 nëntor të vitit 1958 në rajonin Kirovograd të Ukrainës. Është i martuar. Ka dy djem.

U diplomua në Fakultetin Juridik të Universitetit Shtetëror të Leningradit “A. A. Zhdanov”.

Që në vitin 1990 ka zënë postin e Nënkryetarit të Departamentit Ligjor të Komitetit Ekzekutiv të qytetit të Leningradit. Nga viti 1994 ka kryesuar Komitetin Gjyqësor në Adminstratën e Shën Petersburgut. Nga viti 1998 e deri në vitin 1999 ka punuar si Zëvendësguvernator i Shën Petersburgut.

0Në gusht të vitit 1999 u emërua Shef i Aparatit të Qeverisë së Federatës Ruse. Nga qershori i vitit 2000 kaloi me punë në Administratën e Presidentit të Federatës Ruse. Në mars të vitit 2004 zë sërish postin e Shefit të Aparatit të Qeverisë së Federatës Ruse. Nga shtatori i vitit 2004 e deri në shtator të 2007 ka qenë i Dërguar i Presidentit të Federatës Ruse në Qarkun Federal Jugor. Nga shtatori i vitit 2007 e deri në tetor të vitit 2008 ka shërbyer si Ministër i Zhvillimit Rajonal të Federatës Ruse. Më 14 tetor të vitit 2008 emërohet Zëvendëskryeministër i Qeverisë së Federatës Ruse.