0Ai ka lindur më 14 shtator të vitit 1965 në qytetin Leningrad.

Kandidat i Shkencave Juridike. Është i martuar dhe ka një djalë.

Ka punuar si pedagog në Universitetin Shtetëror të Shën Petersburgut. Ka qenë Këshilltar i Kryetarit të Këshillit të Qytetit Leningrad, ekspert i Komisionit për Marrëdhëniet me Jashtë në Bashkinë e Shën Petersburgut. Në vitin 1999 filloi punë në Administratën e Presidentit të Federatës Ruse. Që nga nëntori i vitit 2005 e deri në maj të vitit 2008 ka zënë postin e Zëvendëskryeministrit të parë në Qeverinë e Federatës Ruse.

0Më 7 maj të vitit 2008 u zgjodh President i Federatës Ruse. Në maj të vitit 2012 zuri postin e Kryeministrit të Federatës Ruse.