Rusia dhe Kina dolën kundër përdorimit të forcës dhe kërcënimeve në marrëdhënie me Iranin si dhe për intensifikimin e negociatave mbi çështjet që lidhen me programin bërthamor të Iranit dhe parandalimin e zhvillimit të konfrontimit rreth Iranit. Për këtë flitet në deklaratën e përbashkët të Liderëve të të dy shteteve Vladimir Putin dhe Hu Jintao, sipas përfundimeve të vizitës shtetërore të Presidentit të Rusisë në Kinë.

0Ballafaqimi "është i mbushur me pasoja serioze negative jo vetëm për shtetet e rajonit por edhe për komunitetin ndërkombëtar në tërësi, për më tepër në sfond të jostabilitetit të përgjithshëm në Afganistan, Lindjen e Mesme dhe Afrikën e Veriut", paralajmëruan Liderët e Rusisë dhe Kinës.