Në përbërjen e uniformës së disa ekipeve të futbollit, pjësëmarrëse në Euro-2012, ka një sasi të palejueshme të lëndëve kimike të dëmshme për shëndetin. Këto janë rezultatet e studimit të Organizatës Evropiane të Konsumit (OEK).

U bë e qartë se në përbërje të bluzave sportive të kombëtares së Polonisë është tejkaluar niveli i lejuar i komponentëve të Staniumit (Sn - sistemi periodik), të cilat mund të ndikojnë negativisht në sistemin nervor. Në uniformën e italianëve dhe spanjollëve është gjetur nonifenol, përbërje kimike kjo e aftë të shkatërrojë funksionimin e sistemit endokrin. Në bluzat sportive të kombëtares gjermane është tejkaluar niveli i përbërjeve të sigurta të plumbit, ndërsa në uniformën e portugezëve dhe holandezëve është gjetur nikel, i cili është në gjendje të shkaktojë alergji të fortë.

Mund të lëndohen jo vetëm sportistët por edhe "ushtria e madhe e tifozëve" - midis tyre dhe fëmijët, - e cila në prag të kampionatit ble mall jo të lirë (deri në 90 euro një bluzë sportive).

Kryetarja e OEK Monica Goens e quajti “situatën kritike dhe u bëri thirrje prodhuesve të veshjeve sportive të marrin masa të menjëhershme”.