Gjatësia e përgjithshme e Murit të Madh kinez është 21.196 kilometra e 18 metra. Të dhëna të tilla bën publike Agjencia Shtetërore Kulturore e popullsisë së Republikës Popullore të Kinës. Para kësaj nuk kishte informacion të saktë për gjatësinë e objektit më të madh në botë të ndërtuar nga duart e njeriut.

Në vitin 2008 studimi paraprak mbi këtë temë tregoi se segmentet e murit, të ndërtuara gjatë kohës së sundimit të dinastisë Min (vitet 1368-1644), shtrihen të paktën në 8.550 kilometra.

Aktualisht e ruajtur ka mbetur pak më shumë se 8% e murit. 74% e tij është dëmtuar dhe shkatërruar keq. Kurse nga pjesa tjetër kanë mbetur vetëm themelet.