Vendet e Evropës së Jugut u bënë kampione të Botës së Vjetër për nivelin e korrupsionit. Për këtë flitet në raportin e Organizatës Joqeveritare Ndërkombëtare “Transparancy International”, në të cilin është shqyrtuar situata në 25 shtete evropiane.

Në dokument vihet në dukje se në Greqi, Spanjë, Itali dhe Portugali “është e pamundur të mohohet më lidhja ndërmjet krizës financiare e buxhetore dhe problemeve  të rrënjosura thellë të bilancit të pamjaftueshëm mbi shpenzimet e buxhetit, të mosefikasitetit dhe keqpërdorimit në fushën e qeverisjes së shtetit, të cilat nuk kontrollohen dhe nuk ndëshkohen”.