Presidenti i Sirisë Bashar Al-Assad emëroi Kryeministër të ri të vendit Riyad Hijad dhe e udhëzoi atë të formojë qeverinë e re, njofton televizioni shtetëror sirian.

Deri tani 46-vjeçari Riyad Hijab mbante postin e Ministrit të Bujqësisë.

Pritet që qeveria e re të formohet në bazë të rezultateve të zgjedhjeve parlamentare, të cilat u mbajtën në Siri më 7 maj. Kundërshtarët e Bashar Al-Assad e bojkotuan këtë votim.

Riyad Hijab do të zëvendësojë në postin e Kryeministrit Adel Safar, i cili u emërua në këtë post në prill të vitit të kaluar kur filluan trazirat në vend.