Në bregdetin e Adriatikut në rajonin e Italisë Emilia-Romana sot në mëngjes ra një termet me magnitudë 4.5 ballë, qendra e të cilit ndodhej në rajonin e qytetit Ravena.

Dridhjet nëntokësore u ndjenë në rivierat e Riminit, Ravenës, Pezaros, qytetin port Ankona si dhe në Veri të vendit.

Për më shumë se dy javë në zonën fushore të Emilia-Romanës bien tërmete, 26 persona kanë gjetur vdekjen dhe 17 mijë të tjerë kanë ngelur të pastrehë. Tani epiqendra e aktivitetit sizmik, të quajtur tashmë nga specilistët si anomal, po lëviz në lindje.