0Projektligji mbi mitingjet ngjalli debate të bujshme në shoqëri dhe midis parlamentarëve. Në prag, Kryetari i Këshillit Presidencial për të Drejtat e Njeriut Mihaill Fedotov iu drejtua Kryetarit të Dhomës së Ulët të Parlamentit Sergei Narrishkin dhe Kryetares së Këshillit të Federatës Valentina Matvijenko me thirrjen që ta prapësonin këtë dokument “të gabuar”, sipas tij:

- Ky gabim është i mbarsur me shkelje serioze të të drejtave të njeriut dhe thellon konfliktualitetin në shoqëri. Ne mendojmë se ky ligj, veç të tjerash, është shkelje e Kushtetutës së Federatës Ruse, sikurse bie në kundërshti me ligje të tjera të Rusisë, përfshirë edhe Kodin e Punës dhe Kodin Civil.

Nga ana e vet Valentina Matvijenko deklaroi se ajo nuk marrë kurrëfarë kërkese. Tani Mihaill Fedotovit nuk i mbetet gjë tjetër veçse të apelojë tek Presidenti i vendit dhe këtë mundësi ky mbrojtës i të drejtave të njeriut ka për qëllim ta vërë në jetë.

Gjer më tani në Rusi gjobat për shkeljen e rregullave gjatë zhvillimit të mitingjeve dhe llojeve të ndryshme të aktiviteteve kanë qenë simbolike. Detyra e ligjit të ri është garantimi i zhvillimit të mitingut në mënyrë të qytetëruar dhe i sigurisë së qytetarëve. Në këtë ligj përshkruhet çdo shkelje në miting dhe se cili e për çfarë mban përgjegjësi.

Fraksionet parlamentare opozitare janë të pakënaqura. Përfaqësuesit e Partisë “Rusia e Drejtë” dhe të Partisë Komuniste propozuan 411 amendime. Shqyrtimi i tyre vazhdoi për 11 orë dhe përfundoi, pothuaj, në mesnatë: Partia “Rusia e Bashkuar” ia doli të arrijë miratimin e ligjit mbi mitingjet, ndonëse opozita hoqi dorë nga votimi i projektligjit.

Këshilli i Federatës e miratoi projektligjin sot, (më 6 qershor), në gjysmën e parë të ditës.

Tani dokumenti pritet të nënshkruhet nga Presidenti Putin. Nëse do ta përdorë apo jo Kreu i Shtetit të drejtën e tij të vetos, kjo gjë ende nuk dihet tani për tani. Sakaq, Zëdhënësi i tij Dimitri Peskov deklaroi, se Presidenti do të shprehet kundër ligjit mbi mitingjet, vetëm në qoftë se ai do të bjerë në kundërshtim me praktikat evropiane.

Llada Korotun, Natalia Kovalenko