Shkencëtarët australianë, duke përdorur një model matematikor, arritën në përfundimin se konsumi i përditshëm i çokollatës së zezë përbën dobi për shëndetin dhe portofolin. Ata vunë re se 100 gr çokollatë në ditë (por jo më shumë) ulin shpenzimet në luftën me sëmundjet e zemrës dhe përmirësojnë jetëgjatësinë e pacientëve.

Efekt mbrojtës jep vetëm çokollata e zezë, e cila si minimum përbehet 60-70% nga kakaoja dhe është burim i flavonoidëve që parandalojnë formimin në gjak të trombeve, të cilat janë shkaktarë të insulteve (hemoragjive cerebrale). Përveç kësaj, ajo forcon muret e enëve të gjakut dhe ka një ndikim stimulues të përgjithshëm të mië, duke shaktuar çlirimin e endoftinave.