Mediaperandoria amerikane Walt Disney deklaroi se do të ndalojë reklamën “e ushqimit jo të shëndetshëm” në programet e saj televizive, radio dhe Internet. Kompania e shpjegoi një hap të tillë me domosdoshmërinë e futjes së standarteve të reja në ushqim në lidhje me problemin e obezitetit të fëmijëve që është gjithnjë e në rritje në Amerikë.

Vendimin e Walt Disney e përshëndeti Zonja e Parë e SHBA Michelle Obama, e cila deklaroi se ai do të ndryshojë rregullat e lojës. Ndalimi do të hyjë në fuqi vetëm që nga viti 2015. Shumë do të varet nga fakti se çfarë nënkupton Walt Disney me ushqim jo të shëndetshëm.

Prodhuesit e ushqimit të shpejtë (fastfood) dhe të pijeve të ëmbla të gazuara shpenzojnë rreth 1 miliard dollarë në vit për reklamën për audiencën nën moshën 12 vjet.