Ish-Guverantori i shtetit Massachusets Mitt Romney shënoi ditën e martë fitoren në zgjedhjet paraprake për kandidat në postin e presidentit të SHBA nga Parta Republikane edhe në shtete të tjera – New Jersay, South Dakota, New Mexico dhe Montana.

De facto ai deri para kësaj ishte lider i garës që i mundëson atij të bëhet rival i Presidentit aktual, demokratit Barack Obama në zgjedhjet e 6 nëntorit. Maratona parazgjedhore e republikanëve do të përfundojë në fund të gushtit me Kongresin e Partisë në Tampa (shteti i Floridës), ku do të emërohet zyrtarisht kandidati për president. Përveç Mitt Romney në garë merr pjesë anëtari i Dhomës së Përfaqësuesve të Kongresit të SHBA me më shumë se 20 vjet stazh Ron Paul.