Avioni zvicerian “Solar Impulse” që punon me energji diellore, realizoi në mënyrë të suksesshme fluturimin e parë ndërkontinental. Ai fluturoi nga Madridi ditën e martë në mëngjes, kaloi Ngushticën e Gjiblartarit dhe zbarkoi në kryeqytetin e Marokut Rabate në 23:30 me orën lokale.

Avioni përshkoi 830 kilometra për 19 orë e 8 minuta. Sipas fjalëve të përpunuesve, ky është një rekord distance fluturimi për llogari të energjisë diellore. Shpejtësia mesatare e avionit është rreth 52 km/h.

Në Spanjë avioni “Solar Impulse” mbërriti më 25 maj por nuk mundi të drejtohej atëherë në fluturimin ndërkontinental për shkak të kushteve klimatike.