Në kryeqytetin e Ukrainës - Kiev, jo larg stadiumit “Olimpik”, ku në ditët e ardhshme do të zhvillohen ndeshjet e futbollit të Kampionatit Europian 2012 si dhe loja finale, u ça tubacioni i ujit të nxehtë.

Uji i nxehtë ka gërryer dheun, të çarat në asfalt arritën deri në 5 metra, nga gropat e krijuara kanë shpërthyer shatërvanë uji të nxehtë, rrugët janë mbuluar me avull.

Shërbimet e emergjencës po zhvillojnë punime urgjente që të mundësojnë eliminimin e situatës së jashtëzakonshme deri në fillim të Kampionatit. Shkak të çarjes quajnë konsumimin e sistemit të furnizimit me ujë të ngrohtë. Ia vlen të përmendet në këtë rast se vetëm disa javë më parë në këtë vend përfunduan meremetimet e rrugës automobilistike që çon për në stadium.