Duma Shtetërore miratoi në lexim të tretë projektligjin që rreptëson gjobat për shkeljet e ndryshme gjatë zhvillimit të mitingjeve të protestave.

Fillimisht u propozua përcaktimi i gjobës respektivisht në shifrat 1 milion rubla (33.00 $) për personat fizikë dhe 1.5 milionë rubla (50.000 $) për personat zyrtarë. Si rezultat shumat e sipërpërmendura u reduktuan deri në 300.000 rubla (10.000 $) dhe 600.000 rubla (20.000 $). Janë parashikuar sanksione edhe për zyrtarët - për pengimin e organizimit ose zhvillimit të demonstratave apo të pjesëmarrjes në to” si dhe për pjesëmarrjen e detyruar të personave të tjerë në to” është parashikuar gjoba nga 10.000 deri në 50.000 rubla. Është parashikuar edhe një lloj i ri dënimi - “puna e detyruar” pa pagesë me vendim gjykate jo më shumë se 4 orë në ditë në kohën e lirë nga orari i punës apo i shkollës.   

0Dokumenti i është dërguar për miratim Këshillit të Federatës, i cili do ta marrë në shqyrtim tashmë që sot atë.