Në Iran po i afrohet përfundimit ndërtimi i një kozmodromi të ri. Kjo u njoftua nga Ministri i Mbrojtjes Ahmed Vahidi. Vendndodhja e kozmodromit nuk u saktësua.

Sipas fjalëve të Ministrit puna për ndërtimin kozmodromit ka arritur në 80%. Në të ardhmen e afërt është planifikuar që nga ky kozmodrom të lëshohen  satelitët e Iranit, si dhe të kryhen lëshime të aparatëve kozmikë komercialë të shteteve islamike.