Në Siberi dhe në Lindjen e Largët ruse është rritur numri dhe sipërfaqja e zjarreve në zonat pyjore.

Në Lindjen e Largët të Rusisë 24 orët e fundit janë regjistruar 109 zjarre në tajgë, 39 prej të cilëve u arrit të shuhen. Në qarkun federal të Siberisë tani ka 46 vatra zjarri në pyje nga të cilat 13 janë lokalizuar.

Në zona me shtrirje të gjerë territoriale  është vendosur gjendja e jashtëzakonshme. Është raportuar se rajonet nuk kanë fonde për të shuar zjarret.