Ministrat e Mbrojtjes të SHBA-ve dhe Vietnamit për herë të parë kanë shkëmbyer sendet që i përkisnin ushtarëve të të dyja palëve gjatë Luftës së Vietnamit që përfundoi në vitin 1975.

Kreu i Departamentit amerikan të mbrojtjes Leon Panetta, i cili ndodhet për një vizitë në Vietnam dhe homologu i tij vietnamez Phung Quang Thanh shkëmbyen letrat e padërguara dhe shënimet që iu gjetën ushtarëve të vrarë.