Sot në mëngjes në Krasnojarsk bëri një ulje emergjente avioni ATR-42 i kompanisë NordStar, të cilit iu ndez sinjali që tregonte se kishte marrë flakë motori. Asnjë nga 50 personat në bordin e avionit nuk u dëmtua. Akoma nuk dihet nëse në motor ra zjarr, i cili u shua nga sistemet e sigurisë së avionit, apo sinjali i zjarrit u ndez gabimisht.