Në Moskë u ndaluan mbi 2600 shtetas të huaj të dyshuar për shkelje të legjislacionit rus të imigracionit. Ndalimet në masë u kryen nga Shërbimi Federal i Migrimit nga data 10 deri më 31 maj.

Ndalimet në masë u kryen në objektet industriale, kantieret e ndërtimit, klube dhe restorante. Rreth gjysma e të ndaluarve punonin ilegalisht në Moskë. Shkelësit janë gjobitur. Organet shtetërore dëbuan rreth 500 persona nga Rusia.