NATO nënshkroi një marrëveshje me Kazakistanin, Uzbekistanin dhe Kirgistanin për të përdorur territoret e këtyre vendeve për transportimin e makinerive dhe pajisjeve ushtarake nga Afganistani. Këtë e deklaroi Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Anders Fogh Rasmussen.

Marrëveshja me tre vendet e Azisë Qendrore ishte veçanërisht e rëndësishme për shkak se gjashtë muaj më parë transporti tranzit i pajisjeve ushtarake të NATO-s përmes Pakistanit u bllokua nga Islamabadi. Në vitet e fundit marrëdhëniet mes SHBA-ve dhe Pakistanit janë përkeqësuar për shkak të sulmeve të vazhdueshme ajrore të avionëve amerikanë të telekomanduar që kanë si pikësynim luftën kundër  "Al-Qaeda-s".