Trupat ushtarake qeveritare morën nën kontroll aeroportin ndërkombëtar në Tripoli, që më parë ishte nën kontrollin e njërit prej grupeve të armatosura, deklaroi një zëdhënës i Ministrisë së Punëve të Brendshme. Sipas fjalëve të tij u arrestuan 30-40 rebelë.

Më parë në territorin e aeroportit hynë militantë të armatosur në tanke dhe automjete të tjera të blinduara dhe bllokuan lëvizjen e avionëve. Militantët thonë se e bënë këtë pasi një nga liderët e grupit ishte zhdukur një ditë më parë në zonën e aeroportit.

Bëhet me dije se infrastrukturës së aeroportit i është shkaktuar një dëm i konsiderueshëm, kështu që fluturimet janë pezulluar dhe do të rifillojnë jo më parë se pas 24 orësh.