0Natyrisht, pas këtyre ngjarjeve, politika e Serbisë në marrëdhënie me Kosovën nuk mund të jetë e njëjtë. Nëse më parë KFOR-i ishte përqendruar kryesisht në çmontimin e barrikadave në skajin verior, tani ai ndryshoi taktikë. Nën pretekstin e "sigurimit të lirisë së lëvizjes" ushtarët e NATO-s jo vetëm rrëzuan gardhe në fshatin Rudare e shoshitën me plumba disa shtëpi të banorëve paqësorë por edhe qëlluan nga helikopterët mbi protestuesit. Është e paqartë, çfarë i nxiti trupat e KFOR-it të kryejnë vandalizëm në kafene, ku midis turneve po pushonin ata që bënin roje në barrikadat, ndërsa nënën e moshuar të pronarit të institucionit ta tërhiqnin treqind metra nëpër rrugë. Njërit prej të plagosurve serbë plumbi i ka prekur arterien dhe venën femurale, i ka thyer kockën - tani ai mund të mbetet një ulok.

E gjitha kjo të kujton operacionet fashiste ndëshkuese të Luftës së Dytë Botërore, kur një diversion mund të shkatërronte një fshat të tërë. Vetëm në këtë rast nuk bëhet fjalë as për diversantë dhe as për partizanë, por për njerëzit të cilët - e theksojmë - në mënyrë paqësore demonstrojnë kundërshtimin e vet për vendosjen në veri të vendit të autoriteteve të shtetit të papranuar të Kosovës. Ja se çfarë tha për Radiokompaninë  "Zëri i Rusisë" Kryetari i Komunitetit të Zveçanit Dragisha Miloviç:

0- Mua më duket se këto nuk janë më forca paqesruajtëse, në qoftë se ata hyjnë me forcë në shtëpi, arrestojnë banorët paqësorë, i ofendojnë ata pjesërisht në gjuhën serbe dhe aplikojnë municionet luftarake. Unë kështu iu thashë përfaqësuesve të KFOR-it: zotërinj, ju nga mision paqeruajtës po shndërroheni në pushtues. Sepse asnjë barrikadë nuk kushton jetë njerëzish - ska rëndësi qoftë serb apo ushtar i NATO-s. Ne në  Veri të Kosovës ishim qetë, ne e arritëm këtë me vështirësi të madhe dhe mund të them se ne në fakt jemi bashkëpuntorë me KFOR-in për të vendosur këtë paqe. Por - natyrisht, me urdhër të dikujt - KFOR-i ndërmorri këto veprime të rrezikshme, përdori me tepërim forcën dhe si rezultat doli përtej kufijve të mandatit të tij, të përcaktuar me Rezolutën 1244.

Timur Bllohin