Ndërtuesit e stadiumit kombëtar në Varshave kërcënojnë të bllokojnë hyrjen e tij në ditën e hapjes së Kampionatit të Evropës të Futbollit, njofton sot gazeta “Rzeczpospolita”.

Në aksion planifikojnë të marrin pjesë rreth 40 firma të nënkontraktorëve, të cilëve nuk u kanë paguar punën, të kryer në stadiomin e Varshavës. Përfaqësuesit e firmave kërkojnë që atyre t’iu garantojnë menjëhere në formë të shkruar pagesën.

“Në qoftë se ne do të degjojmë përgjigjen “jo”, atëherë do të bllokojmë hyrjen në stadium në Varshavë me automjete dhe njerëz”, - paralajmërojnë pronarët e firmave.