Rreth 4 mijë gra turke zhvilluan në Stamboll aksionin e protestës kundër planeve të autoriteteve për të ndaluar abortin. Gra të moshave të ndryshme mbajtën nëpër rrugët qendrore të qytetit postera me shkrime “Trupi im, zgjedhja ime”.

Protestat pasuan, pasi Kryeministri i Turqisë Rexhep Tajip Erdogan në një nga fjalimet publike e quajti abortin vrasje dhe pjesë të komplotit me qëllim për pengimi të rritjes ekonomike në turqi. Ai deklaroi se do përpiqet të arrijë miratimin e ligjit për ndalimin e abortit.