0Kofi Annan në bisedimin e 3 qershorit me Ministrin e Jashtëm të Rusisë Sergei Lavrov dha vlerësimin e tij për situatën në Siri: i Dërguar Special i OKB-së dhe Lidhjes së Shteteve Arabe deklaoi se Siria po rrokulliset drejt luftës civile. Ministri nga ana e tij e quajti planin e paqes, të përpunuar nga ata, baza të pakontestueshme për zgjidhjen politike të krizës. Sergei Lavrov u shpreh se për të bashkëvepruar me përpjekjet e Kofi Annan, Rusia është e gatshme të shqyrtojë variantet e ndryshme të punës së mëtejshme.

As liderët evropianë, as Presidenti i SHBA-së Barack Obama nuk do të guxojnë të ndërhyjnë në konfliktin e Sirisë pa autorizimin e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, mendon eksperti i Shkollës Ekonomike të Londrës Fawaz Gerges. Prandaj është shumë i rëndësishëm roli i Rusisë, të cilën ai e konsideron si lojtarin më të rëndësishëm në zgjidhjen e krizës siriane.

Ndërkohë, Presidenti i Sirisë Bashar al-Assad akuzoi Perëndimin se po zhvillon luftë për të kolonizuar vendin. Për këtë ai deklaroi para Parlamentit të sapozgjedhur. Ky ishte fjalimi i parë i Presidentit për muajt e fundit.

- Bashkësia ndërkombëtare, duke mos përjashtuar disa vende të këtij rajoni, mendon se në Siri ka vetëm demonstruesë paqësore dhe se vetëm autoritetet derdhin gjak. Por një vit e gjysëm pas fillimit të konflikti të gjithëve iu bë e qartë se nuk është kështu, maskat u shqyen. Roli i komunitetit ndërkombëtar është i qartë.

Bashar al-Assad deklaroi gjithashtu se Sirinë mund ta shpëtojë vetëm një zgjidhje politike, të cilën autoritetet sikurse dhe më parë janë ende të gatshëm ta kërkojnë së bahku me opozitën. Dhe theksoi: dialogu është i mundur vetëm me ata që nuk mbështesin ndërhyrjen ushtarake ndërkombëtare dhe nuk janë instrument i terroristëve. Megjithatë, Këshilli Kombëtar i Opozitës i Sirisë e hodhi poshtë thirjen e Bashar al-Assad. Përfaqësuesi i Këshillit Abdulrahman Alkha deklaroi:

- Fjalimi tregoi dobësinë e Bashar al-Assad. Ai mendon se komuniteti ndërkombëtar është i gatshëm të shtrëngojë sanksionet kundër regjimit sirian dhe në të njëjtën kohë, ai po e ndjen se ka ngelur komplet i vetëm.

Ndaj fjalës së Bashar al-Assad reagoi dhe ish-Aleati i tij, tani një nga kritikët e tij kryesore - Kryeministri i Turqisë Rexhep Tajip Erdogan:

- Bashar al-Assad akuzon gjithmonë lojtarët e jashtëm. Kur gjakderdhja ndodh në territorin sirian, ai përsërit se pas këtyre vrasjeve qendrojnë “kukullat” nga jashtë. Ai tha se zgjedhjet ishin manifestim i vullnetit të popullit sirian. Por të gjithë e dinë se ato nuk ishin të ndershme. Opozita nuk morri pjesë në to.

0Ndërkohë, në Doha u mbajt takimi i liderëve të vendeve anëtare të Lidhjes së Shteteve Arabe. Ata i bënë thirrje Këshillit të Sigurimit të OKB-së të rritë numrin e vëzhguesve në Siri dhe të zgjerojë pushtetin e tij për të mbrojtur sirianët. U prononcua gjithashtu propozimi për të miratuar një rezolutë të veçantë, e cila do të forcojë sanksionet kundër Sirisë. Rusia, nga ana e saj, e konsideron të parakohshme thirrjen e re të Këshillit të Sigurimit të OKB-së në Siri.

Konstantin Garibov