Bashkimi Evropian ka ndërmend të bashkëpunojë ngushtë me Rusinë në kërkim të vendimit për zgjidhjen e konfliktit në Siri, thuhet në deklaratën e Përfaqësueses së Lartë të BE-së për politikën e jashtme Catherine Ashton, të lëshuar në Bruksel.

Kreu i diplomacisë evropiane bisedoi ditën e dielë me të Dërguarin Special të OKB-së dhe Lidhjes së Shteteve Arabe Kofi Annan. Ata ranë dakord se konflikti sirian ka arritur pikën kritike dhe është e nevojshme të ndërmerren gjithë përpjekjet e mundshme për parandalimin e katastrofës e cila mund të përfshijë gjithë rajonin.