Ekipi kombëtar rus i futbollit mbërriti në Poloni në prag. Sot në mbrëmje ai do të zhvillojë stërvitjen e parë në stadium pranë Varshavës. Ndërsa këtë të premte, më 8 qershor atë e pret ndeshja staruese në kuadër të etapës në grup të Kampionatit të Evropës. Rivalët tanë - kombëtarja e Çekisë.

Ardhjen e kombëtares ruse e pritën me interes të madh, sepse ajo është rivale e pronarëve në grupin “A”. Shumë para mbërritjes së ekipit para hotelit më të mirë të qytetit “Bristol” u mblodhën tifozët dhe gazetarët. Gjithë personeli i qytetit ishte i veshur me bluza sportive me simbolin e kombëtares ruse në këtë turne, ndërsa flamurin e BE-së punëtorët e hotelit e zëvendësuan me atë rus me tre ngjyra.

Futbollistët dolën nga autobusi me kostume elegante, duke çuditur këndshëm njerëzit rreth e rrotull dhe vazhduan shpejt për në hotel. Vetëm Roman Pavljuçenko gjatë ecjes dha disa autografe gjë që i dha kënaqësi të pamasë tifozëve polakë.