Mijëra protestues dita e dytë radhazi qendrojnë në sheshin Tahrir në Kajro. Ata kërkojnë dënimin me vdekje për ish-Presidentin e Egjiptit Hosni Mubarak. Ditëne shtunë atë e dënuan me burgim të përjetshëm për përdorimin e dhunës kundër demonstruesve gjatë ngjarjeve të vitit 2011. Si pala mbrojtëse ashtu dhe akuza kanë ndërmend të kërkojnë apelim.

84 vjeçari Hosni Mubarak ndodhet tani në spitalin e burgut në Kajro. Për shendetin e tij përkujdesen mjekët e burgut, mjekët personale nuk lejohen të shkojnë tek ai.

Tani fati i “faraonit të fundit” ndodhet në duart e pasardhësit të tij në postin e presidentit. Nëse në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale në fuqi do të vijë Ahmed Shafik, Kryeministri i fundit i qeverisjes së Hosni Mubarak, atëhere ai mund ta mëshirojë të burgosurin. Por në rast se do të fitojë kandidati i “Vllazërisë Myslimane” Muhammed Mursi, atëherë ish-Presidenti do të duhet të qëndrojë në burg deri në fund të ditëve të jetës së tij.