Në Shën Peterburg, në vitin e 78 të jetës ndërroi jetë artisti i popullit i Bashkimit Sovjetik Eduard Hil

Në fillim të prillit ai pësoi një goditje cerebrale (insult) dhe u shtrua në spital me çrregullim të qarkullimit të gjakut në tru, më pas u transferua në Institutin rus të neurokirurgjisë Polenov. Gjatë gjithë kësaj kohe gjendja e artistit mbati jashtëzakonisht e vështirë.

Shiko galerinë fotografike

Eduard Hil lindi në Smolensk më 4 shtator të vitit 1934. Në moshën 40 vjet ai u shpall Artist i Popullit. Me zërin e Hil lidhen shumë këngë, të cilat u shndërruan falë tij në hite. Në vitin 2012 Eduard Hil përjetoi një rritje të re në popullaritet: në Internet shkaktoi interes të madh videoklipi në vokalizin e Ostrovskit “Unë jam shumë i lumtur sepse më në fund po kthehem në shtëpi”.