Polonia riktheu kontrollin e përkohshëm në kufijtë e brendshme eë BE-së. Regjimi i veçantë do të veprojë deri më 1 korrik gjatë zhvillimit të Kampionatit Evropian të Futbollit.

Siç siguruan në Ministrinë e Punëve të Brendshme, nuk do të ketë asnjë vështirësi për tifozët që do të shkojnë në ndeshjet e futbollit. Kontrollet do të kryen në bazë përzgjedhëse. Normat e reja Polonia do t’i vendosë në të gjitha kufijtë e saj me zonën e Shentgenit - me Gjermaninë, Çekinë, Sllovakinë dhe Lituaninë si dhe në aeroportet. Gjithsej për këto qëllime janë krijuar 254 pika kontrolli.