Miliarderi amerikan George Soros mendon se Evropës i kanë mbetur 3 muaj për shpëtimin e monedhës së përbashkët. Sipas mendimit të tij, pikërisht kaq janë të gatshëm të presin tregjet pastaj ata do të fillojnë të kërkojnë më shumë, por autoritetet nuk mund të plotësojnë kërkesat e tyre.

Biznesmeni parashikon gjithashtu që zgjedhjet parlamentare të 17 qershorit në Greqi do të zhvillohen “nën shenjën e frikës së dëbimit nga Bashkimi Evropian” dhe në to mbi të gjitha do të fitojnë forcat politike të cilat janë të gatshme të pëmbushin kërkesat e kreditorëve. Megjithatë qeveria prapë së prapi nuk do të mundet t’i plotësojë këto kërkesa dhe në vjeshtë do të arrihet kulmi i krizës në vend.