Në Strelna pranë Shën Peterburgut filloi punë samiti i radhës Rusi-Bashkimi Evropian. Delegacionin rus e kryeson Presidenti Vladimr Putin, ndërsa atë të BE-së Kryetari i Këshillit Evropian Herman van Rompey dhe kryetari i Komisionit Evropian Jose Manuel Barroso.

Ditën e dielë ata u takuan në një darkë joformale. Politikanët shkëmbyen mendime për situatën ekonomike në BE dhe Rusi. Pjesa zyrtare e samitit fillon sot me një mbledhje plenare. Palët do të diskutojnë mbi prespektivat e bashkëpunimit ekonomik dhe tregtisë në kontekst të anëtarësimit të Rusisë në Organizatën Botërore të Tregëtisë, planet e BE-së për ndërtimin e gazsjellësit transoqeanik, çështjen për kalimin në regjimin pa viza për vizita të shkurtra të qytetarëve të Rusisë dhe BE-së si dhe situatën në Lindjen e Mesme.