Shërbimi i Sigurimit të Ukrainës ka ndaluar dy të dyshuar të tjerë lidhur me shpërthimet e ndodhura në Dniepropetrovsk më 27 prill të këtij viti. Kjo u bë e ditur sot nga Prokurori i Përgjithshëm i vendit Viktor Pshonka në një takim me presidentin Viktor Yanukovich. Në prag të këtij takimi Ministri i Punëve të Brendshme Vitaliy Zaharchenko njoftoi ndalimin e dy personave të tjerë të dyshuar për përfshirjen e tyre në këtë krim.

"Janë katër persona ata që kryen këtë krim të tmerrshëm. Të gjithë ata u ndaluan", - tha prokurori. Sipas fjalëve të tij ka prova që vëtetojnë se shpërthimet në Dniepropetrovsk janë kryer pikërisht nga këta persona.