Në Spanjë protesta e minatorëve u kthye në përleshje me policinë. Më shumë se 100000 demonstrues u mblodhën sot përballë ndërtesës së Ministrisë së Industrisë në Madrid.

Ata kërkuan që qeveria të braktisë planet për uljen e pagave dhe reduktimin e përfitimeve sociale, dhe që ajo të ndalojë mbylljen në masë të minierave dhe shkurtimin e subvencioneve shtetërore për nxjerrjen e qymyrgurit. Vitet e fundit mijëra minatorë në Spanjë kanë mbetur pa punë. Krerët e sindikatave besojnë se kjo mund të çojë në rrënimin e industrisë së nxjerrjes së qymyrgurit.