Këshilli i OKB-së për të Drejtat e Njeriut do të zhvillojë sot një seancë të veçantë mbi situatën në Siri, ku më 25 maj në fshatin Hula u vranë 108 persona,  duke përfshirë 49 fëmijë. Damasku zyrtar deklaroi se hetimi zbuloi se masakra në Hula u organizua një grup i armatosur anti-qeveritar dhe se ushtria nuk ka hyrë në fshat.

Ndërkohë sot skadon afati i ultimatumit të opozitës së armatosur, e cila kërkoi nga autoritetet të ndalohen ndërhyrjet ushtarake në qytetet rebele, përndryshe  militantët e aramtosur kërcënojnë të sulmojnë ushtrinë dhe zyrtarët e qeverisë.