Kina dhe Japonia kanë filluar tregtinë e drejtpërdrejtë të valutave pa përdorimin e dollarit. Për më tepër korrodori në të cilin juan dhe yen do të tregtohen është më i gjerë se sa ai i çiftit juan-dollar.

Sipas marrëveshjes rregullatorët kinezë do të caktojnë çdo ditë kursin valutor, ndërsa bursa do të ketë mundësi ta ndryshojë atë me 3% në njërin drejtim ose në tjetrin. Në çiftin dollar-juan ndryshimi nuk mund të jetë më i madh se 1%.

Transaksionet tregtare do të kryhen në tregjet në Shanghai dhe Tokio. Ka shumë gjasa që në kursin e këmbimit valutor ndërmjet Japonisë dhe Kinës fillimisht do të ketë diferenca, por në të ardhmen ata duhet të barazohen.