Anëtarët e qeverisë franceze bojkotojnë Euro-2012 në Ukrainë për shkak të situatës me ish-kryeministren e republikës Julia Timoshenko, deklaroi të enjten ministrja e Sporteve, Arsimit, Rinisë dhe Jetës Publike të Francës Valerie Fourneyron.

"Asnjë prej anëtarëve të qeverisë së Francës nuk do të jetë i pranishëm në kampionatin e Euro-2012 në Ukrainë, - tha ajo. - Ministria e Punëve të Jashtme të mërkurën ka informuar qeverinë ukrainase në lidhje me situatën".

Euro-2012 do të zhvillohet në Poloni dhe Ukrainë nga 8 qershori deri më 1 korrik.Turneu do të hapet me ndeshjen ndërmjet kombëtareve të Polonisë dhe Greqisë, e cila do të luhet në stadiumin kombëtar në Varshavë më 8 qershor.