Në Egjipt çdo gjë është gati për shpalljen publike të vendimit gjyqësor për ish-Presidentin Hosni Mubarak. Siç pritet vendimi do të jepet të shtunën.

Ish kreu i shtetit dhe disa zyrtarë të lartë akuzohen për vdekjen e demonstruesve gjatë demonstratave anti-qeveritare dimrin e kaluar. Nëse shpallet fajtor Mubarak mund të rrezikojë dënimin me vdekje.