Anija e parë kozmike komerciale Dragon, e cila ishte në Stacionin Kozmik Ndërkombëtar, pas uljes së suksesshme mund të niset në një turne në të gjithë Shtetet e Bashkuara, tha Elon Musk, themelues dhe drejtor ekzekutiv i SpaceX, i cili krijoi anijen.

"Ishte një fluturim shumë i mirë ... Unë shpresoj që ne të mund ta përsërisim këtë sukses, ky do të jetë qëllimi ynë", - tha Musk. Ai theksoi se deri më tani SpaceX nuk ka plane të veçanta për të ardhmen e kapsulës që u ul në ujë. "Unë mendoj se do të ishte shumë mirë ta nisnim atë në një turne në të gjithë vendin për qëllime edukative që ajo të frymëzojë të rriturit dhe fëmijët", - thotë Musk.