Shtetet anëtare të Unionit të kombeve amerikano-jugore kanë filluar punën për prodhimin e një avioni ushtarak të tyrin. Informaconi përkatës është përhapur nga kanali venezuelianTelesur.

Takimi i punës i ekspertëve teknikë të organizatës po mbahet këtë javë në qytetin argjentinas të Askochinga. Në këtë takim po diskutohen detajet e projektimit dhe perspektivat e prodhimit të avionit të parë ushtarak të përbashkët.

Aktualisht nuk ka informacion të saktë se ku dhe kur saktësisht planifikohet të fillojë prodhimi i avionëve.