Presidenti francez François Hollande ka zëvendësuar kreun e njësisë që kujdeset për sigurinë e tij, duke emëruar për herë të parë në historinë e vendit një grua në këtë post. Sipas burimit informativ Gala.fr kreu i njësisë u bë një 44-vjeçare specialiste në çështjet e sigurisë, Sophie Hatt.

Kandidaturën e Hatt Hollande-it ia rekomandoi një shok partie i tij, ish-Kryeministri i Francës Lionel Jospin. Theksohet se gruaja ishte përgjegjëse për mbrojtjen e Jospin kur ai kryesonte qeverinë.