Anija kozmike amerikane Dragon kthehet sot në Tokë. Kapsula pa pilot po shkëputet nga Stacioni Kozmik Ndërkombëtar dhe pas disa orëve fluturimi të pavarur do të bie në Oqeanin Paqësor në brigjet e Kalifornisë.

Pajisja u nis në hapësirë më 22 maj dhe tri ditë pas fillimit të fluturimit u ankorua me sukses në Stacionin Kozmik Ndërkombëtar. Dragon u bë pajisja e parë komerciale, e cila u ankorua në Stacionin Kozmik Ndërkombëtar. Anija transportoi në stacion më shumë se 500 kilogram ngarkesë me mallra, duke përfshirë ushqim, veshje dhe materiale për eksperimente. Gjatë kthimit në Tokë anija kozmike amerikane po transporton një ngarkesë që përfshin rezultatet e eksperimenteve shkencore, të cilat pas uljes do t’i kalojnë NASA-s.